Gjatë seancës së sotme plenare, ish-kryeministrit Berisha për shkak të minutazhit të pakët i është ndërprerë fjala në foltore.
Mirëpo e përsëritur disa herë kjo ka sjellë agravimin e situatës mes deputetëve të opozitës dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Deputët demokratë kërkuan që Berisha të vijojë të flasë duke thënë se ai mund të merrte edhe minutat e tyre, por Felaj tha se sipas rregullores minutat nuk jepen.
Pas kësaj, deputeti Flamur Noka është nisur drejt vendit ku po qëndronte e ulur Felaj, por ka hyrë Garda.
/ Priza.al