Berlin/ “Pallati” i akuariumit shpërthen në ajër, plagosen vizitorët

Në Berlin shpërtheu akuariumi “Aqua Dom”, një kolonë rreth 14 metra e lartë me 1500 peshq të vendosur në hollin e hotelit Radisson Blu jo shumë larg Alexanderplatz . Dy persona janë plagosur nga copa xhami. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pasi një sasi e madhe uji është derdhur në rrugë.

Deri në vitin 2020, akuariumi ishte modernizuar plotësisht dhe përmbante peshq tropikal të 100 llojeve të ndryshme në një milion litra ujë. Lëngu që rrjedh nga rezervuari vertikal do të kishte arritur në katin e tretë të hotelit. Policia deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa Bild flet për “konsumim të materialeve”.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, një zhurmë e madhe është dëgjuar rreth orës 5:45 dhe rreth asaj kohe është marrë një raport nga autoritetet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *