Pylli Grunewald në Berlin, në pjesën perëndimore të qytetit është në flakë. Zjarri, raportojnë mediat, është shkaktuar nga shpërthime të shumta në një depo municionesh dhe lëndësh plasëse të policisë së kryeqytetit. Vazhdimësia e shpërthimeve e bëri të vështirë operacionin e shuarjes. Zjarri aktualisht ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 1.5 hektarësh, e cila është rrethuar nga zjarrfikësit.
Megjithatë, zjarrfikësit nuk mund të afrohen ende te depoja. Disa linja hekurudhore në qytet janë ndërprerë, si dhe pjesë të autostradës