Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, edhe pse jo i ri në moshë vazhdon të jetë aktiv në politikë, madje synon që të marrë edhe njëherë postin e kreut të qeverisë, është shfaqur këtë herë në një qendër votimi për referendumin në drejtësi.
Kreu i “Forza Italia”, ka bërë sërish një tjetër gafë, pasi ka ngatërruar kutinë e otimit.
Pas futjes së fletës së parë në kuti, Berlusconi është kthyer nga komisioni duke thënë se mungon një fletë, por në të vërtetë ai kishte hedhur fletën në kutinë e gabuar.
Prandaj pas disa minutash Berlusconi shfaqet sërish me një fletë votimi të verdhë, për ta hedhur atë në kutinë e duhur.