Një shaka nga Silvio Berlusconi në darkën e Krishtlindjeve të Monza, klubit në zotërim të ish-kryeministrit të Italisë, që këtë sezon luan për herë të parë në Serie A, shënjoi atmosferën festive në Brianza.
Rezultatet në fushë dhe tendenca e performancës që nga koha kur Raffaele Palladino mori stolin, kanë fshirë retë gri në fillim të kampionatit dhe kanë ngjallur besim në një grup për të cilin trajneri i ri (ai që zëvendësoi Stroppa) ishte në gjendje të gjente stimuj.
“Bravo, i këndshëm, i sjellshëm”. Kështu e cilëson presidenti trajnerin që hyri në majë të gishtave në klub, me përulësi dhe vetëdije, por dhe dëshirën për të trajtuar me kujdes dhe përkushtim debutuesit e Serie A. Deri tani, përgjigja nga fusha i ka dhënë të drejtë, aq më tepër i ka dhënë të drejtë klubit që ka zgjedhur të vërë bast për të.
Silvio #Berlusconi show alla festa di #Natale del #Monza pic.twitter.com/Ws7OXxZbcv
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 13, 2022
Pikërisht në këtë pikë të fjalimit, “Kavalieri” foli troç, duke ngjallur të qeshura të mëdha, por edhe njëfarë sikleti për tonin tepër të gjallë të përdorur. Ai tha se për t’u dhënë djemve kurajo të mëtejshme (“një stimulim shtesë”, thotë ai në një video që përmbledh atë moment të veçantë të mbrëmjes) u bëri një premtim të veçantë: “Nëse fitoni me Juven dhe Milanin, unë do t’ju dërgoj një autobus me prostituta, të bëni qejf”.
Palladino, në nëntë ndeshje të kampionatit ka grumbulluar 15 pikë, rezultat i 5 fitoreve (Salernitana, Verona, Spezia, Sampdoria, Juventus) dhe 4 humbje (Lazio, Bologna, Milan, Empoli). Mesatarisht, skuadra e tij grumbullon 1.67 pikë për ndeshje, shifër e cila, nëse konfirmohet, mund të mjaftojë për të mbijetuar në Serie A.
Monza është aktualisht në vendin e 14-të me 16 pikë dhe ka një avantazh të mirë ndaj tri skuadrave “të thithura” në zonën e rënies: +9 ndaj Cremonese, +10 ndaj Sampdoria, +11 ndaj Veronës (e fundit). Kur Serie A të rifillojë më 4 janar, lojtarët nga Brianza do të luajnë kundër Fiorentinës, ndërsa tri ditë më vonë do të presin Interin.