Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se qëllimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është të dëbojë serbët dhe të krijojë një Kosovë të pastër etnikisht.
Bërnabiç theksoi se ky është një qëllim për të cilin Aleksandar Vuçiç ka folur prej vitesh dhe se opozita serbe e ka lavdëruar Kurtin për inteligjencën e tij, duke e konsideruar të paktën një dhunti që ai të mos jetë president i Serbisë.
“Kjo është diçka për të cilën ka folur Aleksandar Vuçiq me vite të tëra, ndërsa opozita ka folur për Kurtin në mënyrën më të mirë, se ai është intelektual dhe është mëkat që ai nuk është president i Serbisë”, ka thënë Bërnabiç.
Ajo shtoi se diplomacia serbe është duke punuar intensivisht dhe përshkroi situatën si një luftë të vështirë. Bërnabiç nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së serbëve në Kosovë, duke shprehur pritshmërinë për udhëzimet e ardhshme nga Vuçiçi për veprimet e ardhshme.