Bërnabiq hedh vrer ndaj ndërkombëtarëve për shkak të zgjedhjeve në veri

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës, duke theksuar se zgjedhjet e vërteta demokratike nuk mund të mbahen me praninë e forcave të armatosura dhe automjeteve të blinduara.

Bërnabiq ka deklaruar në një postim në Twitter se “geto e fundit evropiane po legalizohet në këtë mënyrë”.

“Mos harroni këtë ditë. Kjo është dita kur legalizohet dhe legjitimohet getoja e fundit evropiane. Kjo është pasqyrë që realisht krijon shtetin e së drejtës dhe “imitojnë” zgjedhjet demokratike në Kosovë, të cilat mbështeten nga BE-ja dhe KUINT-i”, ka shkruar Bërnabiq.

Ajo me ironi i bëri thirrje OSBE-së që “të rekomandojë zgjedhje të tilla si shembullin më të mirë”.

“OSBE keni parasysh dhe sigurohuni që t’ua rekomandoni këtë të tjerëve si shembullin më të mirë: mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin 21”, ka shprehur ajo tërbimin e saj megjithëse është plotësisht e vetëdijshme se këto masa janë marrë pikërisht për shkak të kërcënimeve që kanë ardhur nga regjimi i shtetit të saj nëpërmes të kriminelëve lokalë.

Ajo e quajti procesin zgjedhor “një maskarallëk” dhe tha se ishte rezultat i atyre që e përkrahën Kosovën dhe kushtetutshmërinë e saj.

“Kjo tani po bëhet një normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovës. Në fund të këtij “maskarallëku”, këto lloj zgjedhjesh, në këto kushte, konsiderohen normale nga hipokritët që ushqejnë një republikë të tillë”, vazhdon me të njëjtin ton Bërnabiq.

Ai ka shtuar se ata as që kanë planifikuar të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *