Bernardo Silva i jep avantazhin Manchester City-t në pjesën e parë.
Portugezi shënoi dy gola në këtë supersfidë të gjysmëfinales në minutën 23 dhe 37.
Ishte vizjoni i Kevin De Bruyne komponenti kryesor i golit të parë të ndeshjes, belgu serviri në assist pak para vijës sulmuese për tek Bernardo Silva i cili me finesë e ka konkretizuar topin në cepin e djathtë të portës.
Goli i dytë erdhi pas një kundërsulmi nga ana e të besuarve të Pep Guardiolës.
Ishte Gundogan ai i cili kërkoi të shënonte përballë Kurtua top i cili pas disa sekondash u devijua dhe përfundoi në kokën e Bernardo Silvas nga ku mjaftoi vetëm një prekje që Etihad të shpërthente në brohorima.