Bërxolla derri me krem dhe kërpudha (Receta)

Receta e mëposhtme ka një shije të veçantë dhe ngel gjatë në mendje.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e bërxollave të derrit me krem dhe kërpudha e cila përgatitet brenda 30 minutave.

Përbërësit:

  • 4 bërxolla derri
  • Kripë dhe piper
  • 1 thelp hudhër i grirë
  • 1 qepë e grirë
  • 200 gr kërpudha të freskëta, të prera
  • 1 kuti pana
  • Gjalpë

Udhëzimet:

Fillimisht lërini bërxollat të marinohen në kripë, piper dhe hudhër ku gjatë kësaj kohe në një tigan shkrini gjalpin dhe vendoseni mishin në një nxehtësi mesatare.

Kur të vini re se ka marrë ngjyrë kafe, shtoni kërpudhat dhe qepën e grirë ku pas 5 minutave shtoni panën. Ulni nxehtësinë e sobës dhe mbulojeni tiganin me kapak dhe lëreni në zjarr për 20 minuta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *