Kryeministri Edi Rama thumboi aktorin e humorit, Bes Kallaku jo vetëm gjatë fjalimit të mbajtur në Bubq, ku dorëzoi banesat për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ai “e ngacmoi” atë edhe përmes Instagramit, ku i bën repost një postimi të vetë aktorit, që shfaq një filmim nga lart të vendlindjes së tij dhe ‘pa dashje’ shkruan gabim mbiemrin e aktorit të humorit duke e quajtur Bes Kalluku.
Aktori, i njohur për afrimitetin e tij me Presidentin Ilir Meta i kthen përgjigje në komentet e postimit.
“FLM që m’i paske bërë repost postimit tim për Bubqin. Ai është fshati më i bukur në botë ditën, se natën nuk shihet pasi s’ka drita. Ujë jo e jo! Rroftë pusi i Ijes!”, shkruan Bes Kallaku.
/Priza.al/