Besim Hajdarmataj jashtë sistemit të drejtësisë, KPA: Ka mangësi të thella në njohjen e ligjeve

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj. Sipas Kolegjit, prokurori nuk justifikon pasurinë cash, ka mangësi të thella për njohjen e ligjeve si dhe ka komunikim dhe lidhje me persona të cilët janë më precedent kriminal.

Prokurori i Tiranës, tashmë i shkarkuar, u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi. Me rekomandim të ONM, vendimi për konfirmimin në detyrë të Hajdarmatajt u ankimua në Kolegj.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *