Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Ashures’, e cila cilësohet si dita e cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit. Ky i fundit besohet se u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe fenë e islamit.
Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.
/Priza.al/