Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në botë kremtojnë sot Krishtlindjen! Viti i dytë radhazi që festohet në kushte pandemie! Jepen mesazhe të forta paqeje

Ditën e sotme besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Kjo është hera e dytë që besimtarët e festojnë Krishtlindjen në kushte jo të favorshme si pasojë e COVID-19. Edhe vitin e kaluar besimtarët u përballën me të njëjtat kushte.

Kishat e Krishtera në vendin tonë e kremtojnë në orare të ndryshme meshën me rastin e ‘Lindjes së Krishtit’.

Këtë mëngjes u mbajt mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve. Krah tij, qëndronte edhe drejtuesi i ri, Arjan Dodaj.

Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

Një mesazh ditën e djeshme nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, i cili uri besimtarët.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *