Gazetari Lorenc Vangjeli ka reaguar në lidhje me betimin e presidentit Bajram Begaj.
Vangjeli e ka cilësuar presidentin si një prej zgjedhjeve më të mira të kryeministrit, ku thekson se meriton lëvdata pasi ka dhënë prova për detyrën që ka marrë.
Sakaq shtoi se identiteti i tij si mjek me uniformë ushtarake do të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë.
“Asgjë nuk shkonte. Çdo gjë ishte në rregull. Tentativa jonë për të gjetur qime dhe në vezët e ziera është një sport kombëtar. Të njëjtën qasje pamë edhe kur emri i tij doli si kandidat i vetëm. Tentuan gjatë dhe nuk gjetën gjë. Është një shqiptar i mbarë, një shqiptar patritot. Në këto kohë të liga, shqiptarët e mirë duhet t’i kenë këto cilësi. Është një nga aktet e rralla të Edi Ramës që nuk meriton sharje por vetëm lëvdata. Zgjedhje e duhur në vendin e duhur. Begaj ka dhënë prova dhe sprova. Identiteti i tij i mjekut me uniform ushtarake shpresoj të jetë një ogur i mirë i Shqipërisë”, tha Vangjeli.