Betimi i qeverisë së re, reagon Yuri Kim: Mandati i tretë historik! Oliver Varhelyi uron kryeministrin

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve për betimin e qeverisë së re ‘Rama 3’. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë.

MESAZHI I YURI KIM
Urime Kryeministrit
@ediramaal
në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!

Gjithashtu, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama në marrjen e detyrën në mandatin e tretë qeverisës. Me një postim në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik  është çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Europian.

“Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Europian”- shkruan Varhelyi

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *