Ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj ka bërë një deklaratë të fortë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku ka deklaruar se në zgjedhjet e 6 marsit, votuesit shkonin para zyrës së PS, merrnin zarfin dhe pastaj votonin.
Gjithashtu ai ka deklaruar se Rama nuk rrëzohet me konferenca shtypi, dhe se duhet rrëzuar me të gjitha mënyrat.
“Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik.
Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai.
Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njëjtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira.
Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin.
Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria”, tha Biberaj.