Presidenti i SHBA-ve, Jeo Biden në një deklaratë për mediat pak para nisjes së samitit të NATO-s tha se bashkë me aleatët, SHBA do të sigurohet që NATO do jetë e gatshme në të gjitha drejtimet, si në det dhe ajër.
“Do të rrisim forcat luftuese. Do të zgjerojmë dhe do të çojmë grupe të ndryshe shtesë, në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe bashkë me aleatët do të sigurohemi që NATO do jetë e gatshme në të gjitha drejtimet, si në det dhe ajër”, tha ai.
Në Madrid, udhëheqësit planifikojnë të bien dakord për angazhime të reja të mëdha të sigurisë, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë.