Biden lë gafën e rradhës 5 sec me dorën “varur”, harroi se ia shtrëngoi dorën Schumer-it

Në një video të postuar në Twitter, Biden duket se ka lënë gafën e rradhës ku mëngjesin e së martës senatori dhe udhëheqësi i shumicës së demokratëve Chuck Schumer, do të merrte fjalën .

Vetëm një ditë më parë një video e presidentit amerikan, i cili nuk arrinte dot të vishte xhaketës pasi zbriti nga helikopteri, u bë virale në rrjet por mesa duket Biden nuk paska të ndalur.

Në një video të postuar në Twitter, Biden duket se ka lënë gafën e rradhës ku mëngjesin e së martës senatori dhe udhëheqësi i shumicës së demokrate Chuck Schumer, do të merrte fjalën.

Nga video shihet se Schumer i dha dorën Biden, Pelosit dhe pjesës tjetër të zyrtarëve që qëndronin aty pranë dhe ju drejtua foltores, por ajo që ra në sy ishte dora e Biden e cila u ngrit prap si për të takuar dikë. Në fakt, ai ka shtrirë dorën dhe dukej tepër i hutuar ku më pas e ngriti atë duke fërkuar fytyrës si për të “humbur” gjurmët e veprimit të mëparshëm.

Tashmë gafat e Biden janë të ditura dhe shpeshherë janë bërë virale duke marrë mijëra komente dhe klikime, por këto veprime kanë vënë në dyshim edhe faktin nëse ai duhet të rikandidojë për zgjedhjet e 2024 duke parë dhe moshën e thyer.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *