Biden mbështet nismën për trajnimin e pilotëve ukrainas

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se Uashingtoni do të mbështesë dërgimin e aeroplanëve të avancuar luftarakë F-16 në Ukrainë, dhe do të përkrahë përpjekjet për të trajnuar pilotët e Kievit, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Ky qëndrim dërgon sinjal të rëndësishëm te Kievi, i cili vazhdimisht e ka kërkuar përkrahjen e Perëndimit për sigurimin e aeroplanëve luftarakë, teksa e lufton pushtimin rus.

Biden, i cili është në Japoni – ku edhe po mbahet samiti G7 – ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do t’i mbështesin përpjekjet e përbashkëta me aleatë dhe partnerë, për të trajnuar pilotët ukrainas, për përdorimin e aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së katërt, përfshirë modelin F-16, për të forcuar dhe përmirësuar kapacitetet e forcës ajrore ukrainase”.

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

“Teksa trajnimi të ndodhë në muajt vijues, koalicioni ynë i shteteve pjesëmarrëse në këto përpjekje, do të vendosë se kur t’i dërgojë aeroplanët, sa t’i dërgojë dhe cili shtet t’i dërgojë”.

Mbështetja e SHBA-së në këtë pikë është kyçe, pasi ajo duhet të miratojë ligjërisht rieksportimin e pajisjeve të saj, të blera prej aleatëve, përfshirë aeroplanët luftarakë, F-16. Më herët gjatë kësaj jave, kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe kryeministri holandez, Mark Rutte, janë zotuar për krijimin e një “koalicioni ndërkombëtar” për të ofruar aeroplanë luftarakë për Ukrainën.

Më herët, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të aeroplanëve të avancuar, duke thënë se ata janë shumë të kushtueshëm, dhe se ekzistojnë mundësi tjera më ekonomike që përforcojnë mbrojtjen ajrore të Kievit.

Përdorimi i sistemeve Patriot nga Ukraina për t’i rrëzuar raketat hipersonike ruse

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *