Biden nënshkruan urdhër kundër ndalimit të shtetasve amerikanë jashtë vendit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër më 19 korrik, që ka për synim të pengojë shtetet që të ndalojnë dhe ndëshkojnë padrejtësisht shtetasit amerikan jashtë vendit. Kjo masë do t’i lejojë agjencitë e Qeverisë amerikane që të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj atyre që “padrejtësisht ndalojnë” amerikanë, tha një zyrtar amerikan gjatë një konference me gazetarë para se Biden të nënshkruante urdhrin.

Kjo lëvizje vjen pasi së fundmi disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi, përfshirë edhe basketbollisten, Brittney Griner. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj, kur ajo po kalonte nëpër aeroportin Sheremetevo në muajin shkurt. Shtetasi tjetër amerikan, ish-marinsi, Paul Whelan, është arrestuar në dhjetor të vitit 2018 dhe është akuzuar për spiunazh. Ai ka mohuar akuzat, por në qershor të vitit 2020 është dënuar me 16 vjet burgim.

Biden “është i përkushtuar që të zgjidhen të gjitha këto raste”, tha zyrtari amerikan.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dëshiron të krijojë një strategji parandaluese që rrit pasojat për marrjen e pengjeve, përfshirë vendosjen e sanksioneve financiare dhe të udhëtimit. Fondacioni James W.Foley, thotë se 64 amerikanë aktualisht janë të ndaluar padrejtësisht ose po mbahen pengje. Ky fondacion është themeluar në emër të James Foley, gazetarit amerikan që u rrëmbye dhe vra në Siri më 2014. Urdhri i presidenti Biden vjen pasi ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, u përfshi në një shkëmbim të të burgosurve, përkatësisht me Konstantin Yaroshenko, një pilot rus që kishte qenë i burgosur në SHBA nën akuzat për trafikim droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *