Kompania mbrapa ndërtimit të naftësjellësit Keystone XL, ka hequr dorë nga planet për të ndërtuar këtë projet kontrovers, disa muaj pas presidenti amerikan Joe Biden ka refuzuar dhënien e lejes ndërtimore, pavarësisht kundërshtimeve të Kanadasë.
Kompania TC Energy nga Kanadaja ka thënë më 9 qershor se do të largohet nga ndërtimi i naftësjellësit të ndërtuar pjesërisht.
Naftësjellësi ishte dizajnuar që të dërgonte naftën nga Alberta e Kanadasë në Nebraska dhe përmes një sistemi, lënda më pas të bartej në rafineritë në Teksas.
Mbrojtësit e të drejtave të ambientit dhe disa grupe amerikane, kanë kundërshtuar këtë projekt, prej kur është propozuar më 2008.
Biden pati anuluar lejen për të në muajin janar, duke thënë se nuk përputhet me synimet ekonomike dhe klimatike të administratës së tij.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka synuar të jetësojë këtë projekt më 2017, pas refuzimeve të parardhësit të tij Barack Obama, i cili pati përmendur shqetësimet për ambient.
Republikanët kanë kritikuar ashpër Bidenin për dështim të projektit, që sipas tyre besohej se do të hapte dhjetëra mijëra vende pune.
/Marrë nga REL/