Presidenti amerikan, Joe Biden do të konsultohet me aleatët nga krahu lindor i NATO-s në Poloni të martën, derisa lufta ruse në Ukrainë po shkon drejt një faze edhe më të ndërlikuar.
Pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Bideni shkoi në Varshavë të hënën me një mision për të forcuar unitetin perëndimor, ndërsa Ukraina dhe Rusia përgatiten të nisin ofensivën pranverore.
Lufta më e rëndësishme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – ka lënë tashmë dhjetëra mijëra të vdekur, ka shkatërruar sistemin e infrastrukturës së Ukrainës dhe ka dëmtuar ekonominë globale, raportoi Associated Press.
“Mendova se ishte kritike që të mos kishte asnjë dyshim, asnjë lloj dyshimi, për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftë”, ka thënë Bideni teksa qëndronte me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Kiev përpara se të nisej për në Poloni.
“Populli ukrainas është rritur në një mënyrë që pak njerëz e kanë bërë ndonjëherë në të kaluarën”, ka shtuar ai.
Bideni është planifikuar të takohet të martën me presidentin polak, Andrzej Duda, dhe të mbajë një fjalim nga kopshtet e Kështjellës Mbretërore të Varshavës, ku ai pritet të theksojë angazhimin e vendit të Evropës Qendrore dhe aleatëve të tjerë ndaj Ukrainës gjatë vitit të kaluar.
Të mërkurën, ai do të konsultohet me Dudën dhe udhëheqës të tjerë të Bukureshtit “Nine”, një grup prej anëtarëve më lindorë të aleancës ushtarake të NATO-s