Bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i banesës, ndërron jetë e moshuara në Gramsh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, në lagjen Sporti, Gramsh. Një e moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 68-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *