Çmimet e naftës kanë rënë ditën e sotme, pasi kërkesa për karburant nga Kina nuk po vjen drejt rritjes.
Kontratat e naftës Brent për muajin shkurt ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi. Tregjet e naftës u goditën gjithashtu nga rritja e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale përpiqet të kufizojë rritjen e çmimeve.
Vala e fundit e Covid-19 në Kinë, konsumatorin e dytë më të madh të naftës në botë, dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare të infektimeve, nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë.
Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA kanë rënë në rreth 1.3 milionë fuçi, në javën e tretë të dhjetorit.