Nuk ka liri me kusht për ish-presidentin Hashim Thaçi, edhe me kërkesën për të caktuar një garanci financiare.
Gjykata Speciale ka vendosur që të lërë në fuqi masën e paraburgimit për ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke hedhur poshtë garancinë e dy shteteve për lirim.
Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou, që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas hekurave Thaçin, edhe pse ai tashmë i ka bërë 9 muaj paraburgim.
Dyshohet se dy shtetet që kishin ofruar garancinë për lirim të Thaçit, ishin Shqipëria e Turqia, por nuk dihet me siguri.
Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, nuk ka nisur ende teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.
/Priza.al/