Bie me kokë nga lartësia, 11-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 11-vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa ishte duke luajtur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.

Bëhet me dije se fëmija 11-vjeçar Eldion Ndreka ka rënë me kokë duke i shkaktuar një frakturë serioze.

Fëmija është dërguar menjëherë drejt “Spitalit të traumës”  në Tiranë për ndërhyrje më te specializuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *