“Bie” ndjeshëm euro, ja me sa këmbehet sot

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro u këmbye me 113.94 Lekë. Prej disa ditësh euro po këmbehet me më pak se 114 Lekë, duke shënuar edhe rënien më të madhe në historinë e monedhës europiane në vend.

“Kemi një ofertë të Euros më shumë se zakonisht, prandaj kemi mbiçmim të Lekut. Ka disa faktorë që janë përtej faktorëve sezonalë, që kanë të bëjnë me fundvitin. Duhet të kemi parasysh që Shqipëria ka informalitet të lartë.” – u shpreh Majlind Lazimi, ekspert ekonomie për televizionin Klan.

Ndërsa euro është zhvlerësuar, me monedhën vendase ndodh e kundërta duke u favorizuar importuesit, por jo eksportuesit.

Euro pritet të qëndrojë e zhvlerësuar në raport me Lekun deri në fillim të vitit të ardhshëm. Periudha e fundvitit sjell zhvlerësim të Euros në kursin e këmbimit me Lekun, por kjo rënie mbetet më e madhja ndonjëherë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *