Bie në greminë punonjësi i ujësjellësit. Ka qenë duke punuar, niset helikopteri nga Tirana

Mësohet se personi që ka rënë në një greminë në Malin e Çikës në Vlorë rezulton të jetë një punojës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.

Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës, në momentin që ka rrëshkitur.

Sipas informacioneve zona është e izoluar, ndërsa ka akses për të shkuar me makinë deri në një pikë.

Pas raportimit është nisur nga Tirana helikopteri i Urgjencës Kombëtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *