Një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur , pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, në fshatin Gurrë të Klosit.
Mësohet se i moshuari ka marrë plagë të rënda në kokë.
Shtetasi me iniciale K.C., është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të plagëve të rënda, është parë nevoja që të transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63 vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.