Një 66-vjeçar nga Lezha ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një banese ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Qelë të fshatit Gomsiqe të Pukës.
Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i banesës, 64-vjeçari Gj.D.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/