Një 48-vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti në Logarra, pak minuta më parë.
Policia njofton se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa 48-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2022, në Llogara, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi A. L , 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.