Bie nga ndërtesa ku punonte, humb jetën punëtori në Korçë

Një punëtor ka humbur jetën në Korçë pasi ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Trekëndëshi”.

Ai ka humbur ekulibrin dhe ka rënë nga skela, më pas ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Hajret Shkëmbi, 68 vjeç.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3,  Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *