Bie nga një ndërtesë në Laç, 43-vjeçari transportohet në spitalin e Traumës

Një 43-vjeçar, i cili ka qenë duke punuar në një ndërtesë në Laç është rrëzuar. Menjëherë ai është shoqëruar në spitalin e Traumës, ku edhe po merr shërbimin mjekësor, por nuk dihen detaje nga gjendja e tij shëndetësore.

“Më datë 16.09.2021, shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor,”- njofton Policia.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *