Tesla Model S pësoi një aksident dhe ra nga një lartësi e madhe nga një shkëmb në Porto Riko. Një aksident në Porto Riko ka shkaktuar bujë tek drejtuesit e veturave elektrike.
Një Tesla Model S P90D pësoi aksident dhe siç shihet nga fotot ra nga një lartësi e madhe e një shkëmbi dhe pamjet e aksidentit janë publikuara në Twitter.
Shoferi, nga ana tjetër, ishte kryesisht i palënduar dhe, siç raporton Teslarati, ka pësuar vetëm një gërvishtje në krahun e tij. Kjo është e vështirë të imagjinohet bazuar në fotot ku Model S u “copëtua” nga përplasja.
Model S P90D accident in Puerto Rico. Car fell through a cliff. Driver walked out alive with only an arm scratch. Happened yesterday. Thanks @elonmusk for your innovative safety features! pic.twitter.com/J9otsbWNI0
— Elias Sobrino Najul (@eliassob) November 25, 2021
Nuk është hera e parë që personat që pësojnë aksident në Tesla përfundojnë pa lëndime të mëdha dhe kjo kryesisht i atribuohet mbrojtjes së mirë nga vetura amerikane elektrike.
/Priza.al/