Bie nga tarraca e shtëpisë, humb jetën 67 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm  disa minuta më parë në Tiranë.

Bëhet me dije se një shtetase 67 vjeçare ka ndëruar jetë në spital.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale S.Ç, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës, ku ishte duke punuar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *