Pjesa ballore e strukturës së minares “Xhamisë së Kuqe” në Berat ka rënë. Ndërkohë akoma nuk bëhen të ditur shkaqet por thuhet se xhamia është një nga më të vjetrat në rajon, ku flitet se ajo është ndërtuar rreth fillimeve shekullit të 15 ku i ka shërbyer karvanëve që vinin nga lindja në perëndim dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.
Pavarësisht vlerave historike që ajo mbarte Bashkia e Beratit e kishte lënë në “harresë” Xhaminë, duke mos bërë asnjë ndërhyrje apo ta restaurojë atë.