Bie suvaja e klasës së shkollës fillore, deputeti i PD publikon fotot: Zoti i ruajti fëmijët nga tragjedia!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar foto nga një shkollë në Lushnje, ku thotë se i ka rënë suvaja dhe kjo gjë rrezikon jetën e fëmijëve.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Korreshi tha se suvaja ka rënë gjatë natës, duke shmangur një fatkeqësi por, ai shton se kjo godinë nuk i përmbush kushtet për të zhvilluar mësim.

Më tej Korreshi ka ironizuar edhe ministren e Arsimit, duke i ngritur pyetjen: ‘Ky është arsimi juaj si në Europë?’

“Zoti ruajti fëmijët nga tragjedia! Pamjet e mëposhtme janë të shkollës së fshatit Golem, Bashkia Lushnjë. Tavani ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit kur fatmirësisht nuk kishte fëmijë! Fotot e tjera tregojnë që kolonat dhe trarët e betonit janë duke ceduar dhe paralajmërojnë një tragjedi më të madhe. I kanë dhënë një bojë që t’i maskojnë por vetëm sa kanë mbuluar një katastrofë urbane. Kush ishte inspektori që ka verifikuar sigurinë e strukturës shkollore nga Bashkia Lushnjë?

Po nga ZA Lushnjë ka denjuar njeri të verifikojë? Zonja ministre jeni lajmëruar ju për këtë katrahurë?? A e dini ju se kjo shkollë ka që në vitet 70 që nuk vihet dorë?? Ky është arsimi juaj si në Europë?? Turp e faqe e zezë. Por, shyqyr që ka zot e suvatë bien natën e jo mbi kokat e fëmijëve”, shkruan Korreshi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *