Transporti i mallrave në muajin prill ka shënuar rënie në porte dhe në hekurudhë sipas statistikave të fundit të Institutit të Statistikave.
“Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Prill 2022 është 425,8 mijë ton, duke u ulur me 5,7%, krahasuar me Prill 2021. Në katër mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.426,3 mijë ton, duke u ulur me 6,9%, krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2021.
Në muajin Prill 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.658 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 28,9%, krahasuar me Prill 2021.
Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 6.738 mijë tonkilometër, duke u ulur me 35,4%, krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2021” thuhet në publikimin e INSTAT.
Ndërkohë tendenca është e kundërt sa i takon transportit të mallrave nga ajri si dhe transportit të pasagjerëve i cili në numër fluturimesh ka pësuar rritje me 2.5 herë në raport me një vit më parë.
“Në muajin Prill 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 174,0 ton, duke u rritur me 8,2%, në krahasim me Prill 2021.
Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 656,3 ton, duke u rritur me 7,5%, krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2021. Në Prill 2022, numri i fluturimeve të kryera është 2.966, duke u rritur me 2,5 herë, në krahasim me muajin Prill 2021.
Në Prill 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 53.925 pasagjerë. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues është rritur me 77,3%. Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 175.274 pasagjerë, duke u rritur me 47,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021” vlerëson INSTAT.
i njëjti nënvizon se në Prill 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.917 pasagjerë. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues është rritur me 4,6 herë. Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhore 5.744 pasagjerë, duke u rritur me 3,6 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në muajin Prill 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 87,4 % të transportit gjithsej.
“Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Prill 2022 është 386.444 pasagjerë, duke u rritur me 3,8 herë, krahasuar me Prill 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 4-mujorin e parë të vitit 2022 është 1.147.270 pasagjerë, duke u rritur me 3,3 herë, krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2021” vlerëson INSTAT.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Prill 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 119,9 mld lekë ku 50,0% e tyre u transportua me det.
Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 447,3 mld lekë ku 51,0% e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Prill 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 55,9%, me tokë 37,3% dhe me ajër 0,2%. Mallrat e eksportuara me tokë në Prill 2022 janë rritur me 32,9%, krahasuar me Prill 2021.
Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 56,1%, me tokë 34,8% dhe me ajër 0,2%. Mallrat e eksportuara me tokë janë rritur 42,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Importet e mallrave
Në Prill 2022 mallrat e importuara me det zënë 46,8%, me tokë 45,0% dhe me ajër 2,0%. Mallrat e importuara me tokë në Prill 2022 janë rritur me 11,6%, krahasuar me Prill 2021. Në 4-mujorin e parë të vitit 2022, mallrat e importuara me det zënë 48,1%, me tokë 43,2% dhe me ajër 2,3%. Mallrat e importuara me tokë janë rritur me 14,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.