Një incident ka ndodhur gjatë mesnatës në Dropull ky dy gra janë plagosur rëndë teksa po pastronin fasadë e një prej godinave të kompanisë ku punonin në fshatin Vrisera.
Raportohet se ato janë rrëzuar nga 15 metra lartësi. Dy gratë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.
Njëra prej tyre është në gjendje të rëndë. Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.
/Priza.al/