Bien rastet me Covid në vend/ Sa viktima dhe të infektuar janë regjistruar gjatë 24 orëve

Pas situatës së rëndë, vetëm në një javë numri total i rasteve aktive me Covid në vend ka rënë me 1071 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 humbje jete dhe 435 raste të reja nga COVID në Shqipëri. Aktualisht janë 6289 të infektuar, ndërsa kjo shifër ishte 7360 një javë më parë.

Pozitiv është fakti se pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se prej një jave kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit, në vendin tonë nuk është izoluar ende asnjë rast me viruset gripale.

Nuk është evidentuar qarkullimi i viruseve respiratorë. Në të gjithë Europën vitin e kaluar nuk ka pasur raste të gripit. Kanë qenë shumë raste të rralla.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec. Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        435
Të shëruar në 24 orë      446
Të shtruar në spitale       163
Humbje jete në 24 orë    10
Testime ditore                2,193

Testime totale              1,259,366
Raste pozitive                177,971
Raste të shëruara          168,883
Raste Aktive                     6,268
Humbje jete                      2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            2,997
Durrës            721
Fier                 704
Shkodër         514
Elbasan          231
Gjirokastër      205
Berat              194
Lezhë             188
Vlorë               121
Korçë              155
Kukës             156
Dibër               82

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *