Qarku i Korçës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e shiut dhe dëborës, çka tregon se drejtuesit e mjetev duhet të jenë të kujdeshëm, pasi ka rrezik për rrëshqitje.
Ndonëse reshjet kanë qenë me intensitet të ulët, në zonën e Dardhës temperaturat kanë shkuar deri në -1 gradë Celsius.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve të borës, autoritetet kanë bërë edhe kriposjen e rrugës, ndërsa në akset nacionale nuk janë raportuar probleme.