Big Brother Vip Albania/ 4 hyrje të reja në shtëpi; njëri prej tyre një ish-banor

Spektakli i mbrëmjes së djeshme i Big Brother VIP Albania, përtej diskutimeve lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtarit  Luiz Ejlli, pati edhe katër hyrje të reja. Sakaq, nga shtëpia u largua aktori Gent Hazizi, si pasojë e eliminimit nga votat e publikut.

Diola Dosti dhe Nita Latifi ishin dy banoret që iu bashkuan shtëpisë së Big Brother-it. Diola Dosti është një nutricioniste shumë e njohur, e cila u shpreh se njihet si nevrike, por që i bën shpejt njerëzit për veten. Ndërsa Nita Latifi është gazetare dhe këngëtare nga Kosova.

Bjordi Mezini ishte konkurenti i rradhës që iu bashkua garës. Ai ka marrë pjesë në Big Brother-in e vitit 2009, teksa sot ka një karrierë si regjisor i njohur.

Banori i fundit që hyri në shtëpi ishte Eni, i cili merrej me modeling dhe duket se ka hyrë me synime të qarta! Në klipin e tij prezantues ai tha se banorja që i pëlqen më shumë është Kiara.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *