Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, dy nga konkurentët më të përfolur të momentit në spektaklin Big Brother VIP Albania, kanë patur një përplasje mes tyre. Të diskutuar shumë, si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, banorët kanë patur jo pak herë diskutime rreth marrëshënies së tyre. Shkak kësaj rradhe është bërë një koment i këngëtarit drejt saj. Kjo revoltoi moderatoren, e cila është ndjerë e ofenduar.
Biseda mes tyre:
Kiara: E para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori.
Luiz: Mbarove?
Kiara: Nuk më intereson fare. Isha me Maestron duke folur gjëra të tjera dhe më përmend fjalën me b. Nuk shihet respekti sa më thua “të dua” nga mëngjesi deri në darkë. Shihet se si sillesh me mua në sy të të tjerëve dhe kanë kthyer kokën të gjithë banorët e jam ndjerë shumë keq.
Luiz: Prandaj e kam bërë.
Kiara: Mua mos më bëj më pjesë të lojërave të tua. S’më intereson fare. Nuk dua të të dëgjoj derisa ta kuptosh që është gabim.
Luiz: Jam duke e bërë për Efin.
Kiara: Atë fjalë nuk e dua as për lojë e për asgjë.