Big Brother VIP/ Gati loja e radhës! Monika dhe Fifi trazojnë sërish ujërat brenda shtëpisë

Dyshja Monika-Fifi kanë shkaktuar debate të forta në publik me ‘lojën’ që u bënë banorëve javën e kaluar dhe pavarësisht negativitetit që përcollën, ato duket se nuk do të ndalen.

Kësaj here Monika i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses.

Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani.

Disa ditë më parë, kur po thurnin planin e lojës, ato thanë se do të fshehin edhe sheqerin, pasi Semi e pi kafen me sheqer.

Çfarë do të shkaktojnë këtë herë në shtëpi Fifi dhe Monika? Mbetet për t’u parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *