Mbrëmë e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP ka qenë blogerja, Sarah Berisha. Rrugëtimi i saj përfundon pas një periudhe të gjatë brenda shtëpisë së famshme, ndërsa ishte në nominim bashkë me DJ Dagz.
Kujtojmë që Sarah gjatë qëmdrimit të saj në BBV krijoi një histori dashurie me DJ PM, i cili u largua para disa javësh.
Ndërkohë, tashmë banorët janë njoftuar se finalja e madhe e Big Brother VIP është vendosur më 18 shkurt, dhe jo ashtu siç ishte planifikuar më herë më 14 janar.
Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, teksa të gjithë finalistët do marrin nga 10 mijë euro secili. /