Big Mama rrëfehet për përvojën dhe debatet në BBV: Nuk jam penduar

Këngëtarja ‘Big Mama’ është rrëfyer rreth sjelljes së saj në BBV ku ka treguar se nuk është penduar rreth debatit që ka patur me Antonelën, si pasojë e të cilit doli edhe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtarja ka treguar se ashtu vepron kur e provokojnë, dhe bëri atë që ndjeu.

E ftuar në  “Shqipëria live”, ajo tha se e rëndësishme është që edhe pse nuk filoi vlerën prej 100 mijë euro ka fituar 100 mijë zemra.

Atë që e ndjeva e bëra. Isha Big Mama! Nuk toleroj askënd të më bëjë provokime të ulëta. Nuk jam aspak pishman. Karakteri im nuk ndryshon për 100 mijë euro. Nuk kam fituar 100 mijë euro, por kam fituar 100 mijë zemra”,- thotë ajo.

Këngëtarja Big Mama la shtëpinë pas debatit me Antonela. Kjo e fundit e akuzoi Big Mamën se e ka sharë serbisht, që gjë acaroi artisten deri në atë pikë sa të shpërthente me fjalë të rënda kundrejt Antonelës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *