Vera 2021 dëshiron që bikini të lidhet me kokë poshtë: trendi i rrobave të banjës ‘upside down’ është rikthyer!
Të vendosni kremin e diellit, të vishni një kapelë të bukur dhe të nxirrni nga dollapi veshjet më të mira, është një lojë shumë e thjeshtë, në krahasim me marrjen e konfidencës më rrobat e banjos, mbas një dimri të gjatë .
Dalja e parë në plazh mund të duket krejtësisht aliene: deri në atë pikë sa të mund të gjesh veten të humbur në lidhjet e bikinit dhe pastaj ta fiksosh atë dhe të kuptosh se ke veshur pjesën e sipërme në të kundërt. Në këtë pikë do të befasoheni, pasi të mësoni se ky incident i vogël është, në fakt, shumë i modës.
Mbi të gjitha, kudo që të drejtohet grupi Kardashian-Jenner, ushtria e tyre e fansave priret të ndjekë. Kur ata veshën bikini me kokë poshtë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë menjëherë filloi të bënte të njëjtën gjë. Lyst raporton se kërkesa për bikinit me pjesë të kundërta është rritur 49 përqind këtë vit, duke konfirmuar modelet në ngjyrë jeshile, rozë të ëmbël dhe bezhë si ngjyrat më të kërkuara.
View this post on Instagram
Në Prill, Khloe Kardashian ndau një foto me ndjekësit e saj me një bikini ngjyrë livando, duke bërë që kërkimet për rroba banje të purpurta të kërcejnë 150% në vetëm një javë.
Sommer Sëim, marka prapa ansamblit të frymëzuar nga vitet ’90, krijon rroba banje të dizajnuara qëllimisht për tu dukur kokëposhtë. Dhe sigurisht Kendall, Kylie dhe Kourtney gjithashtu veshën disa nga modelet e markës, duke preferuar përkatësisht pjesët e sipërme të modelit bikini Xena, ose në nuanca blu elektrike dhe të kuqe vishnje.
Si rezultat, një valë e madhe e ndikuesve dhe blerësve menjëherë ndoqën trendin, duke veshur majat e trekëndëshit, të kryqëzuar ose të lidhur rreth qafës.
View this post on Instagram
Top modelja Kendall Jenner, Marsin e kaluar postoi në Instagram një foto të saj ndërsa, e puthur nga dielli, ajo veshi një bikini përrallor “Xena Baroque” nga Sommer Swim; në janar, aktoret braziliane Bruna Marquezine dhe Isis Valverde ndoqën shembullin e Kendall, ashtu si modelja Arantza Goett, e cila ndau një foto të saj të veshur me bikini klasike të veshur mbrapsht.
View this post on Instagram
Efekti i përmbysur, me kokë poshtë, në të vërtetë arrihet duke pozicionuar lart pjesën e bikinit që zakonisht gjendet nën gji, në pjesët anësorë.
View this post on Instagram
Kjo do të thotë që ju mund të eksperimentoni me trendin duke përdorur rrobat e banjës trekëndësh që keni në dollap, të gjitha ato modele të harruara prej kohësh që kanë qëndruar ende për më shumë se një vit e gjysmë.
Me pak fjalë, të bëhesh gati për detin nuk ka qenë kurrë kaq interesante.
View this post on Instagram
/Burimi: Vogue Italia/ përshtati në shqip Priza.al/