Bilanc lufte: mbi 48 mijë viktima nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive ‘AFAD’ bëri me dije se më shumë se 7,200 pasgoditje janë regjistruar që nga 6 shkurti, dhe disa prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 5 ballë.

Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 dhe pasgoditja me intensitet 5.8  ballë që goditi provincën jugore të Hatay të Turqisë në fillim të kësaj jave, kanë ringjallur panik në vend, pasi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive AFAD tha se numri i jetëve të humbura në Turqi u rrit edhe më shumë duke shkuar në 42,310.

Gjashtë viktima të tjera dhe 562 të plagosur u raportuan nga tërmeti i së hënës që goditi Hatajn. Dy të vdekur dhe disa të plagosur u raportuan gjithashtu në Siri.

Në total, në të dyja vendet, Turqi dhe Siri, ka më shumë se 48 mijë jetë të humbura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *