Një aksident i rënë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën midis Stambollit dhe Izmirit, pranë Manisës në Turqi.
Një maune është përplasur më një autobus në të cilin udhëtonin 50 persona. Nga ky aksident kanë ndërruar jetë 9 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.
Sipas mediave turke, gjashtë prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe 3 të tjerë ndërruan jetë pasi ishin transportuar në spital.
Personat e lënduar ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
/Priza.al/