Bilancet negative të Tottenham, shkarkohet trajneri Santos! Kush pritet ta zëvendësojë

Humbja e Tottenham ndaj Manchester United ka çuar në shkarkimin e Nuno Espirito Santos. Falë tij ekipi ndodht në vendin e tetë në Premier League. Spurs tani mendojnë për Antonio Conten, me të cilin kanë nisur kontaktet menjëherë.

Fabio Paratici tashmë po bën presion për trajnerin me të cilin ka punuar dhe ka fituar shumë te Juventus. Conte kërkon të rikthehet në punë në fushë pas një periudhe pasiviteti, por për të thënë “po”, do të kërkojë garancinë e një projekti të rëndësishëm tekniko-ekonomik.

Po flasim për një kontratë shumëvjeçare, të paktën 3 vjet, prej 15 milionë euro në sezon dhe plus garancinë e një afati kalimtar të rëndësishëm dimëror me firmat e 3 apo 4 lojtarëve për të përforcuar skuadrën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *